logo

Auditor/e i/e Brendshëm

Orar i plotë
Informacione

Vendi: Pejë
Ndërmarrja: Ndërmarrja Publike Lokale “EKO-SIG” SH.A. Pejë
I përgjigjët: Komisionit të Auditimit
Kompensimi: Kompensimi bëhet në bazë të deklaratës mbi politikën e kompensimit të ndërmarrjes
Kohëzgjatja: për kohë te caktuar 3 vite, me mundësi vazhdimi
Orari i punës: I plotë.
Kualifikimi dhe përgatitja profesionale
Komisioni i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të
njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas
nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l), nenit 17.3 pika (a), dhe (b), detyrimit të dhënies së deklaratës nën betim
sipas nenit 17.5 të Ligjit për Ndërmarrje Publike dhe plotësim ndryshimit të ligjit për ndërmarrjet publike nr.
04/L-111 neni 13 dhe se kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në
fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:
 Diplomë universitare në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet apo
 juridik.
 Preferohet certifikim profesional (SCAAK,IKAF, ose ekuivalent).
 Së paku tre (3) vite përvojë pune relevante, përfshirë auditimin e brendshëm ose të
 jashtëm, analizë financiare ose pozita të ngjashme.
 Njohuri të mira të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe standardeve ndërkombëtare të
 auditimit të brendshëm.
 Aftësi të larta analitike dhe raportuese, integritet profesional dhe pavarësi në
 vendimmarrje.

 Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit
 Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe
 këshillave profesionale;
 Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point,
 Access);
 Aftësi shumë të mira të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe; njohja e
 gjuhës angleze është përparësi.
Detyrat dhe përgjegjësit kryesore:
Zyrtari për Auditim të Brendshëm ka këto kompetenca:
 Udhëheqë dhe organizon auditimin e brendshëm, në përputhje me rregullat dhe standardet për
auditim të brendshme në fuqi.
 Zbaton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm.
 Kryen detyrat e përcaktuar nga Komisioni i Auditimit, dhe
 Ka pavarësi funksionale për të planifikuar, kryer dhe raportuar për aktivitetet e auditimit të
brendshëm dhe nuk kryen detyra të tjera në kuadër të ndërmarrjes që nuk lidhen me funksionin e
auditimit të brendshëm.
Procedura e Konkurrimit
Kandidati-ja që konkurrojnë për pozitat e lartcekura duhet t’i dorëzojë këto dëshmi:
 Aplikacionin i cili merret në zyret e nderrmarjes NPL “Eko-Sig” SH.A ish objekti i QMF Karagaq Pejë ;
 CV-në;
 Dëshminë e shkollimit kopje të noterizuar. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të
nostrifikuara nga MASHTI;
 Dëshminë për përvojën e punës (Trusti pensional);
 Referenca si dhe certifikatat tjera profesionale;
 Letër motivimin;
 Deklaratën nën betim (merret nënshkruhet me rastin e dorëzimit të dokumentacionit);
 Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj);
 Kopjen e Letërnjoftimit.
Konkursi është i hapur 15 ditë, nga data: 23.06.2025 – 07.07.2025, ora 16:00. Të drejtë aplikimi kanë të
gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,
kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Aplikacionet me dokumentet përcjellese, dorëzohen dhe pranohen të kompletuara në pliko (zarf) NPL “EkoSig” SH.A me adrese në ish-objekti i QMF’”Karagaç” në Pejë.
Per info shtesë mund te kontaktoni sekretarine e nderrmarjes ne nr te tel.049-199-320 ose ne e-mail
adresen nplekosig@gmail.com. Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin
e telefonit kontaktues, si dhe e-mail adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Komuna e Pejës